Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Rikthehet i ftohti siberian, rënie e menjëhershme e temperaturave
Këtë të enjte do të mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta, prezente në të gjithë territorin.

Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 18°C në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë..

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -7/4°C

Zonat e ulëta 0/14°C

Zonat bregdetare 4/14°C
Shtuar më 06/12/2018, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori