Rikthehet Dilaveri, ka një mesazh për NATO-n (FOTO LAJM)

Protestuesi i veçantë nga Laçi, Dilaver Nela është gjendur në pothuajse në cdo protestë të organizuar por ndyrshe nga militantët e partive ai ka një stil krejt të veçantë proteste.

Dilaveri proteston për hallet e veta dhe për shqetësimin që i japin të tre partitë e mëdha të vendit, LSI, PD dhe PS të cilat i quan edhe si "Harku i Triufit të Turpit".

Shpesh herë Dilaveri është përzënë si nga militantët e PD po ashtu edhe nga ata të PS, por sot ai është shfaqur sërish.

Pikërisht për aktivitetet e NATO-së që do të mbahen sot në Tiranë, Dilaveri ka përgatitur një mesazh për ta.

"NATO cliro shqiptaret nga kryetarët", shkruan Dilaveri ne pankartën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori