Rikthehen temperaturat e larta, sa do të shënojë termometri sot
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 34ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC.
Shtuar më 10/07/2020, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori