Dalin pamjet nga ekzekutimi i shqiptarit në mes të ditës në Selanik

Mediet greke kanë publikuar videon nga moment i ekzekutimit të 50-veçarit shqiptar në mes të Selanikut sot pak pas orës 13:00.

Shqiptari është qëlluar me armë zjarri në një karburant në zonën e Analipsit në lindje të Selanikut. Dëshmitarë okularë thanë se viktima pati një sherr banal me një person të panjohur, i cili në vazhdim qëlloi mbi viktimën të paktë 3 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, autori ka qenë brenda në makinë, ndërsa viktima jashtë.

Ata kanë debatuar me fjalë, më pas shqiptari duke se do ta godasë personin në makinë me një zinxhir, kur ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të shtrirë përtokë, ndërsa vetë është arratisur.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit i cili është larguar me shpejtësi rrugicat e lagjes./albeu.com/