Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat do të shtohen pasdite ku nesër mundësitë për reshje janë të shumta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 01ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 18ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundëtë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC.
Shtuar më 18/02/2020, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori