Rikthehen përmbytjet, nisin shkarkimet
Pëlqej
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Sipas njoftimeve të fundit nga organet e pushtetit lokal dhe emergjencat civile, lumi i Bunës ka dalë sërish nga shtrati sot duke shkaktuar përmbytje ndonëse në mënyrë më të kufizuar.

Po kështu, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptar njofton se ka vendosur hapjen e portave të shkarkimit në HEC-et e kaskadës së lumit Drin. Fshati Obot në Shkodër është “ndarë” përkohësisht nga pjesa tjetër e e zonës, pasi është tërësisht i izoluar.

Shkarkimi i ujit mësohet se po bëhet në mënyrë të reduktuar për të mos ndikuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në zonën e nënShkodrës.
Më e rrezikuara duket komuna e Anës së Malit, e cila për të tetën ditë bashkëjeton me ujin në banesave të tyre.Shqetësimet më të mëdha i ka fshati Obot, i cili është tërësisht i izoluar ne komunikimin me pjesën tjetër të komunës,
si dhe qytetin.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të monitorojë situatën, ndërkohë strukturat e tij janë prezrent në terren duke i dhënë ndihmën e duhur komunitetit.
Shtuar më 30/11/2010, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori