Rikthehen maskat, i vënë armën në kokë rojës e grabisin karburantin
Mengjesin e ditës së sotme ka ndodhru një grabitje me armë në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera. /albeu.com/.
Shtuar më 05/10/2018, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori