Rikthehen maskat, grabitje masive në Tepelenë
Një grabitje masive është shënuar në qytetin e Tepelenës, ku raportohet se jkanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shiste bulmet.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve gjithsesi po punohet intesivisht për zbardhjen e këtyre grabitjeve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli brenda dhe jashtë qytetit të Tepelenës.

Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori