Rikthehen maskat, grabitje masive në Korçë
Tre grabitje kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Sipas policisë janë grabitur dy biznese në dalje të Korçës, ku u janë marrë paratë.

Kujtojmë se kjo vjedhje vjen pas disa të tjerash të ndodhura në Lushnje, Memaliaj e Tepelenë.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.
Shtuar më 23/01/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori