Rikthehen lëkundjet e tokës në vend, tërmeti lëkund disa qytete
Pas një periudhe qetësie, janë rikthyer sërish lëkundjet e tokës në vendin tonë.

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.

Magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut.




Shtuar më 21/10/2019, ora 08:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori