Po rregullonte antenën, bie nga kati i 5 e ndërron jetë 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 5 i banesës së tij.

Ai është 41 vjeçari, Aurel Spaho.

Mësohet se viktima ishte ngjitur në katin e 5 për të rregulluar antenën dhe ka rënë aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit./albeu.com/


Shtuar 6.10.2020 14:43