Rikandidohet për president
Behxhet Pacolli
I dyti i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të kandidohet për president. Ai, duke folur për emisionin Rubikon në KTV, theksoi se po pret si do të vendoset me ligjin e pastaj të kandidohet për postin e presidentit.
Por, ish-presidenti i Kosovës, Pacolli, ka thënë se është jo e ndershme që kandidati të përjashtohet nga gara vetëm e vetëm që ka dyshtetësi, raporton Koha.

Pacolli ka kritikuar edhe partnerin e koalicionit, kryeministrin Thaçi, se ka shkelur një marrëveshje të koalicionit qeverisës kur i ka premtuar AKR-së, një ministri në muajin shtator. Sipas Pacollit, marrëveshja ekziston dhe se pret që shumë shpejt kjo ministri të i jepet AKR-së.

Edhe përkundër kësaj, Pacolli ka thënë se ky koalicion Qeverisës nuk ka përçarje siç po flitet në opinion.

Biznesmeni më i suksesshëm shqiptar ka folur edhe për AKR-në, ku ka thënë se ka mbet i befasuar kur ka dëgjuar që djali i axhës së tij, Rrahim Pacolli deshi të marrë drejtimin e AKR-së. “Për këtë veprim Rrahimit i ja kemi ngrehur veshët”, ka thënë ai.
Shtuar më 02/11/2011, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori