Data e zgjedhjeve, Idrizi: PDIU është e hapur të diskutojë me grupet opozitare

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka dhënë komentin për mediat pas përfundimit të takimit me presidentin Bajram Begaj. Ai u shpreh për gazetarët se problem nuk është vendosja e datës por standartet e legjitimitetit.

Më tej, ai u shpreh se PDIU do të jetë e hapur të diskutojë me grupet opozitare mirëpo do të mbajë gjithmonë qëndrimet e tyre.

‘Problem nuk është data por standartet e legjitimitetit. Këto zgjedhje do të shoqërohen me problematika. Ndava me presidentin shqetësimin se ndoshta jemi vonë për produktin e reformës territoriale dhe zgjedhore.

Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opizita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar por mund të ketë dhe zona ku. Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qendrimet tona. Ai grupim ka qenë dje ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik dhe unë nuk kam qenë asnjëherë kundër.’- tha Idrizi.