Rihanna "nominohet" për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth II
Të martën, qeveria e ishullit Barbados në Karaibe njoftoi se ata po planifikojnë të lenë plotësisht të kaluarën e tyre koloniale. Shumë shpejt duket se ato do të largojnë nga kreu i vendit Mbretëreshën 94-vjeçare Elizabeth.

Ata duan ta zëvendësojnë me një kryetarw nga vendi i tyre dhe fansat kanë “nominuar” menjëherë Rihannën. Kjo nuk është e pamundur, duke marrë parasysh që në vitin 2018, ajo u emërua Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme në këtë vend, një përgjegjësi që iu dha kushtuar promovimit të turizmit, arsimit dhe investimeve në vend. Ndërsa në 2017, rruga në të cilën ajo u rrit, u riemërua si Rihanna Drive.

Dhe gjithë kēto vite këngëtarja ka qenë pranë vendit të saj duke i mbështetur me donacione për infrastrukturën dhe sē fundmi për luftën kundër Koronavirusit.
Shtuar më 24/09/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori