Rezultojnë pozitive ndaj koronavirusit dy mësuese në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë
Ditën e sotme, autoritetet konfirmuan 33 raste të reja me koronavirus prej të cilave 23 janë shënuar në Tiranë.

Albeu.com mëson mes të infektuarve bëhet fjalë dhe për dy mësuese të gjimnazit "Sami Frashëri" në qendër të Tiranës, por si pasojë e dëmtimit të godinës nga tërmeti, nxënësit dhe mësuesit u transferuan pranë shkollës "Çajupi".

Gjithashtu albeu.com mëson se dy mësueset nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të mbajtura pak ditë më parë nga maturantët.

Ende nuk dihet se si dhe kur janë infektuar dy mësueset, ndërkohë që numri i të prekurve në vend pas heqjes së kufizimeve është shtuar ndjeshëm./albeu.com/
Shtuar më 22/06/2020, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori