Rezultoi pozitiv me koronavirus, sa e gjerë është harta e njerëzve që mund të ketë takuar Skënder Brataj
Kreu i Urgjencës,
Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë
lajm e ka konfirmuar edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Aktualisht sipas informacioneve, ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe është karantinuar për të shmangur përhapjen.
Por çfarë e bën shqetësues këtë
lajm, është fakti se si drejtor i urgjencës,
Brataj ka patur një sërë takimesh me njerëz nga shumë fusha.
Përfshirë këtu stafin mjekësor, administrativ etj. Madje ai ka qenë edhe i ftuar në disa studio televizive ku ka folur pikërisht për koronavirusin në këtë situatë të vështirë.
Kjo bën që harta e njerëzve që mund të jenë infektuar nga
Brataj të jetë goxha e gjerë. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2020,
ora 13:34