EMRI/ Plagoset me armë 33-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak mëparë në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një person prej të shtënave me armë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 33-vjeçar, i identifikuar si Tonin Ramaj, i cili ka marrë plumbin në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çajupi” në lagjen “Pavarësia” pak minuta më parë.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë veprim të autorit, i cili mësohet se pasi ka qëlluar 4 herë me armë është larguar.

Të gjitha rrëthanat e momentit të çojnë në përfundimin se ngjarja ka qenë një atentat, megjthatë pritet një reagim nga policia për t’a konfirmuar këtë.  /albeu.com

 


Shtuar 26.06.2023 12:29