Rezultatet e Vetingut, Xhafaj jep paralajmërim të fortë
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur sot për luftën kundër krimitorganizuar në Shqipëri dhe në rajon në një konferencë të posaçme në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se krimi i organizuar është një fenomen global, ndërsa theksoi se duhet bashkëpunim për ta luftuar atë.

Ministri u ndal tek reforma në drejtësi dhe vettingu në gjyqësor dhe në polici.

“Operacioni antikanabis me rezultate teje të arritura, na solli kufizimin e të ardhurave për të këta njerëz. Vettingu në polici do të na ndihmoj për të zbuluar ata që janë të pa aftë. Këto nisma vijnë në kohën e duhur dhe mbështeten tek reforma në drejtësi. Tani po shohim fazën e ngritjes së institucioneve të reja. Kjo konferencë është një mundësi e mirë për të gjetur alternativat përkatëse për të luftuar krimin e organizuar. Ne kemi propozuar nisma të reja për të luftuar këtë fenomen. Ministria e brendshme shpreh vullnetin e plotë për intensifikimin e këtyre masave. Lufta ndaj krimit është një kontribuar që të bëjmë partnereve tanë”, u shpreh Xhafaj.

Përmes kësaj konference synohet të promovohet fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese në vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimitorganizuar. /albeu.com/




Shtuar më 04/12/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori