Rikthehen vranësirat, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në zonën Perëndimore, zona lindore do të ketë edhe kthjellime.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 15-20 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/34°C

Zonat e ulëta 22/35°C

Zonat bregdetare 23/32°C.


Shtuar 15.05.2020 06:06