Aksident i tmerrshëm në Maqedoni, treni godet makinën me 5 udhëtarë

Sot pasdite rreth orës 19 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm afër Velesit, ku treni ka goditur një veturë Reno.

Sipas mediave lokale, në veturë kanë qenë pesë persona, tre meshkuj, një grua dhe një fëmijë.

Njëri prej tyre është sjellur me urgjencë në Shkup për shkak të lendimeve të rënda, kurse gjendja e udhetareve tjerë është pak më e lehtë, transmeton Gazeta Lajm.

Në vendin e ngjarjes kane dalur ekipet shpëtimtare dhe policia. Për shkak të aksidentit është ndërpre trafiku hekurudhor Veles-Gjevgjeli.


Shtuar 13.05.2020 20:52