Rezarta Shkurta largoi nga puna Jonida Shehun?
Pëlqej
Largimi i papritur i jonida Shehut nga Top Channel shkaktoi shumë diskutime dhe aludime sot në media dhe rrjtete sociale.

Arsyeja kryesore e kësaj përplasje sipas disa burimeve lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta.

Incidenti ndodhi për shkak të një kronike brenda emisionit për një biznes të Rezarta Shkurtës.

Sipas drejtuesve të Top Channel kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilën Rezarta Shkurta duhej të paguante.

Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1.500 Euro Jonida Shehun.

Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.

Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionitsipas Lapsi.al.

Në njoftimin e televizionit thuhet:

Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”.

Jonida është shprehur:

U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”.
Shtuar më 23/10/2017, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori