Nëse delegacioni serb në bisedimet Kosovë-Serbi do të insistojë që të hapë çështjen e
ndarjes së Kosovës, atëherë delegacioni kosovar nuk do të vijojë bisedimet, kështu ka deklaruar
ministri i Punëve të Brendshme, Bajram
Rexhepi.
Ideja për ndarjen e Kosovës është në kuadër të politikës zyrtare të Beogradit, ka thënë
ministri Rexhepi .
“Është shumë e qartë edhe nga Prishtina dhe nga faktorët ndërkombëtarë se çështja e
ndarjes as që mund të vihet në tryezën e
bisedimeve. Kosova në asnjë rast nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin për çështje të tilla...nëse në tavolinën e
bisedimeve do të tentohet që të hapet kjo temë, është obligim i palës kosovare që të lëshojë tryezën e
bisedimeve”, ka thënë
Rexhepi.
“Ky dialog do t`i shërbejë qytetarëve të të dyja shteteve për lëvizjen e lirë, por edhe shtensionimin politik dhe përmirësimin e raporteve të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi
Rexhepi.
Këto deklarata
ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bajram
Rexhepi i ka bërë në një deklaratë të mbajtur me studentët e Institutit për Studime Politike dhe Evropiane (ISPE). /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2011,
ora 18:57