Reuters: SHBA dhe NATO, shuplakë Kosovës për ushtrinë
Projektligji për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka shkaktuar reagime të mëdha në palën serbe, ndërsa autorietet e Kosovës këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pas.

Agjencia e lajmeve "Reuters" ka raportuar rreth reagimeve të sotme të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe NATO-s kundër planeve të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.

Duke njoftuar për vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të proceduar me votimin e ushtrisë ka shkruar për reagimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kundër hapave të tillë.

"Sot kam folur me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën për të përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimet e fundit nga autoritetet e Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, pa bërë ndryshimet e Kushtetutës.

Ua kam bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin", thuhet në deklaratën e Stotlenberg.

"Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si forcë profesionale, duke shtuar multi-etnicitetin. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë një çështje për institucionet lokale të Kosovës, në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese.

Megjithatë, nëse duhet që mandati i FSK-së tani të zhvillohet në mënyrën e propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e saj të angazhimit, sidomos në drejtim të ngritjes së kapaciteteve.

Unë e bëra këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në nëntor dhe e kam përsëritur atë në bisedat e mia telefonike sot. Do të mbes në kontakt të ngushtë me homologët e mi në Bashkimin Evropian", ka thënë ai.

"Reuters" rikujton se NATO nuk ka plane për t'u larguar nga Kosova.

Kujtojmë se BE dhe NATO më herët se do ta mbështesin Kosovën në rrugën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe se këtë e kanë në dorë vetë autoritetet e Kosovës. Pavarësisht pengesave, politikanët e Kosovës kanë bërë me dije se nuk do të heqin dorë nga formimi i ushtrisë së tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori