Reuters: Papa bashkon politikën ë sheshin 'Nënë Tereza' (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Vizita e Papa Franceskut në Tiranë ka tërhequr vemendjen e mmjaft mediave botërore. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se ende para mbërritjes së Atit të Shenjtë në Tiranë, tashmë për vendin ka ndodhur mrekullinë e parë: rikonstruktimi i sheshit “Nënë Tereza”.

Sipas saj demokratët dhe socialistët shqiptarë kanë penguar në mënyrë të përsëritur planet e njëri-tjetrit për t’i rikthyer lavdinë, sheshit “Nënë Tereza”.Reuters kujton se që nga rrëzimi i komunizmit në 1990, forcat politike shqiptare kanë qenë në konflikt me njëra tjetrën sidomos në planet përkatëse për t’i dhënë sheshit Nënë Tereza lavdinë e dikurshme.

"Me mbërritjen e papës, qeveria socialiste dhe opozita demokrate kanë bashkëpunuar për investimin e disa million dollarëve për restaurimin e sheshit", shkruan Reuters.

Sheshi i dizenjuar në 1940 nga një arkitekt Italian kur Shqipëria ishte në pushtimin e Italisë së Musolinit,- shkruan Rojter- ka marrë tashmë emrin e Nënë Terezës së Kalkutës, Nobeliste shqiptare, dhe që është një hap larg shenjtërimit në Kishën Katolike.
Shtuar më 21/09/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori