Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, banorët të bllokuar brenda

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë, në afërsi të  kompleksit “Favina”.

Sipas dëshmitarëve, banorët e apartamentit ende nuk kanë mundur të dalin nga banesa për shkak të tymit.

Zjarrfikësja sapo ka mbërritur dhe po punon për nxjerrjen e banorëve nga apartamenti dhe fikjen totale të zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit./Albeu.com.


Shtuar 24.08.2023 15:29

Tags: ,