Të shtëna me armë drejt kushërinjve në Dibër, arrestohet autori 33-vjeçar

Një 33-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ka qëlluar me armë në ajër, pas konfiktitit me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera,.

Njoftimi i Policisë:

Dibër U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit. Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër. Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H. Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.


Shtuar 31.08.2023 15:13