Reshjet e dendura kanë
shkaktuar vështirësi në të gjithë Shqipërinë.
Situata në Mifol gjatë
natës ka qenë e vështirë ku
niveli i Vjosës shkoj deri në 7.50m.
Me ndryshimin e drejtimit të erës nga Jugperëndimi në Veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mire të shkarkimit të Vjosës në det dhe
niveli aktual është 7.00 m.
Nga llogaritjet paraprake te niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol pritet që
niveli deri në orën 14:00 të shkoj deri në 6.00 m.
Gjatë
natës ka pasur evakuime të 10 familjeve për shkak të prurjeve të
shumta që ka pasur Vjosa, ndërkohë një biznes baxho është përmbytur duke i
shkaktuar dëme të
shumta , po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 09:35