Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me
dije gjendjen e akseve
kombëtare pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e kaluar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ARRSH bën me
dije se vazhdon
qarkullimi normal në të gjitha
akset kombëtare.
“Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim. Në aksin Permet-Çarshovë ka patur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe
qarkullimi t’i kthehet normalitetit.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë”, njofton ARRSH.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 12:02