E rëndë/ Shkoi për të prerë dru në mal, vdes 42-vjeçari në Berat

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Molisht në Tiranë, pasi e ka zënë poshtë trungu i pemës.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima kishte shkuar në malin e fshatit Molisht për të prerë dru për tu ngrohur.

Por për fat të keq trungu i pemës ka zënë poshtë aksidentalisht  42-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/albeu.com/


Shtuar 29.03.2023 14:21