Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të jetë moti sot
Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal.
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 26 °C

Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtuar më 19/06/2019, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori