Reshje shiu dhe dëborë, si do të nisë kjo javë dhjetori
Gadishulli Ballkanik në fillimin e javës do të ndikohet gradualisht nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë, reshje shiu dhe bore gjatë javës.

E Hënë 09 Dhjetor 201

Fillimi i javës datë 09 Dhjetor 2019 moti do të jetë fillimisht me kthjellime dhe mjegull në verilindje, pasdite vranësirat do të shtohen duke rikthyer reshjet e shiut në zonën e Ultësirës perëndimore. Era do të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i Jugut (S) me shpejtësi të lartë 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/12°C

Zonat e ulëta 4/18°C

Zonat bregdetare 8/18°C
Shtuar më 09/12/2019, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori