Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe
vranësirash duke sjellë mot të
qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të intensifikohen të cilat do të sjellin reshje të izoluara shiu.
Sipas Meteoalb, sot
temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në
zonat malore, nga -7°C në 01°C, në
zonat e ulëta nga 00ºC në 09°C dhe në
zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime
vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të
qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në
zonat malore nga -8°C në 00°C dhe në
zonat e ulëta nga -5°C në 03°C.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 08:03