Reshje dëbore në veri të Italisë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Veriu i Italisë është përfshirë sot nga moti i keq. Në disa qytete janë shënuar reshje të mëdha shiu por në zonë të ndryshme nuk ka munguar edhe breshëri apo dëbora.

Sipas mediave italiane në provincën e Lecco-s, veçanërisht në zonën e Olginatese, ka pasur shumë vështirësi në qarkullimin e automjeteve ndërkohë që disa garazhe janë përmbytur. Sipas parashikimeve pritet që gjendja të përmirësohet në orët e ardhshme. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori