Republika e Kosovës siguron njohjen e 80-të. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Behgjet Pacolli, ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e 80 për shtetin e Kosovës, nga
Republika e
Beninit.
“Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z.
Behgjet Pacolli nga Presidenti i
Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për informim të zv/kryeministrit
Pacolli.
Kjo njohje, është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit
Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veç e veç, thuhet më tej në komunikatë.
Republika e
Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.
Kryeqyteti i
Beninit është Porto Novo me një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milion banorë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2011,
ora 09:00