U la jashtë Kupës së Botës, Southgate shpjegon përjashtimin e Abraham

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri anglez Gareth Southgate ishte i prirur të shpjegonte zgjedhjet që ai bëri në kuadër të Katar 2022.

“Abraham pati një periudhë të vështirë në kohën e gabua, gjendja e formës së tij është shumë e rëndësishme”, është shprehur Southgate për Abraham.

Gjithashtu ai foli dhe për Maguire duke e lartësuar figurën e tij në fushën e lojës.

“Ai është një nga mbrojtësit më të mirë, edhe pse ne kemi shumë lojtarë që luajnë në nivelin e kërkuar për të qenë pjesë e kombëtares së Anglisë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 16:15