Forcat speciale RENEA kanë lokalizuar vendndodhjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, që qëlloi me kallashnikov forcat e policisë në Gjirokastër.
Greku i veshur me unifromë ushtarake
raportohet se ka hapur zjarr edhe ndaj forcave speciale të RENEA-s.
Kujtojmë se nga dëshmitraët
raportohet se ai kur është larguar ka marrë me vete tre
karikatore kallashnikovi.
Mësohet se autori është fshehur pranë depos së ujit në
Bularat, ndërkohë që ka dyshime se ai është i armatosur, pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre
karikatore me vete.
Burimet thanë se Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në
Bularat. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 14:37