Së fundmi ka rinisur seanca
gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për shtetasin
Ervis Martinaj i cili është i përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok, mbrëmjen e 4 tetorit ku mbeti i vrarë një person.
Në këtë seancë
gjyqësore, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për
Ervis Martinin, nga 30 ditë me afat, në arrest me burg pa afat.
Gjithashtu thuhet se Prokuroria përveç ndryshimit të masës së sigurisë për Vis
Martinaj, ka sjëlle prova të reja voluminoze që rëndojnë situatën e këtij të fundit.
Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte e çastit, por e paramenduar, pasi nga përgjimet telefonike,
Ervis Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali madje të merrnin dhe armë me vete.
Përveç akuzës së vrasjes për këtë ngjarje, Martini do të akzuohet edhe për fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shmangie të tatimeve, pasi janë kosntatuar transferta dhe transaksione në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara. /albeu.com./
Shtuar më 03/11/2018,
ora 16:20