Rëndohet greva e urisë së naftëtarëve, shtrohet në spital pas dy goditjeve në zemër Sokol Dautaj
Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj i cili ka pësuar dy goditje në zemër është dërguar mbrëmë në spitalin e Mallakastrës.

Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por do t'i rikthehet mjediseve të grevës.

Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës.

Siç kanë paralajmëruar ata, greva e tyre nuk do të ndalet ndërsa përgjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.



Shtuar më 09/10/2020, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori