Në prag të “Love Story 2”, por ku humbi çifti Saimir dhe Meri? (FOTO LAJM)

Teksa krijuesit e programit “Love Story” në Shqipëri lajmërojnë fillimin e sezonit të ri, ndjekësit nuk dinë akoma çfarë po ndodh me “çiftin” që doli nga sezoni i parë i këtij show dashurie.

Sezoni i parë u përbyll në ekran me sukses duke nxjerrë çift “princin” e “Love Story”, Saimirin dhe bukuroshen, Meri Murrizi. Por publiku dyshoi që në fillim për lidhjen e tyre duke e vënë vazhdimisht në dyshim.

Dhe duket se në fakt mes tij dhe Merit nuk paska pasur asgjë tjetër, pasi së fundmi ata kanë hequr dhe ato pak foto që kishin së bashku në Instagram.

E vetmja gjurmë nga “jeta e tyre në çift” është një reklamë që vijon të qëndrojë ende në profilin e Saimirit. Ndërkohë si Merit edhe Saimir u është zvogëluar numri i ndjekësve, të cilët kanë pritur dashuri të vërtetë./albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 11:34