Remzi Hoxha, mbyllet shqyrtimi i gjyqit
Është mbyllur shqyrtimi i gjyqit për vdekjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila ka caktuar datën 5 tetor për të gëgjuar pretencën e prokurorisë. Gjyqi për Remzi Hoxhën ka përfunduar pa dëshminë e të dyshuarit kryesor Ilir Kumbaro, i cili ndodhet nën akuzë bashkë me ish-zyrtarët e tjerë të SHIK: Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.

Deri para disa muajsh Kumbaro ndodhej në Londër ku po zhvillonte një proces gjyqësor kundër ekstradimit të tij në Shqipëri, por duke përfituar nga një lirim i përkohshëm ai u arratis dhe për momentin vendndodhja e tij nuk dihet.

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha konsiderohet si një nga krimet më të rënda dhe shpesh herë, organizata të ndryshme humanitare ndërkombëtare i kanë kërkuar shtetit shqiptar zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori