Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë Gazetari Muhamed Veliu bën me dije se këtë të enjte në vednin tonë pritet të zhvillohet një takim i formatit “retreat”.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të iniciaticë të “Open Balkan”.

Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.Sigurisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.

Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës./albeu.com/ 


Shtuar 5.06.2023 11:34