Rekord i zi, 12 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi të shtunën për 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar me koronavirusi e ri brenda 24 orëve.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303.

Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.

Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.

Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067./REL
Shtuar më 08/08/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori