Rekord historik: Kush është partia që fitoi në 10 komuna të Kosovës
Në bazë të rezultateve të publikuara në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është Lista Serbe ajo që ka arritur të fitojë dhjetë komuna.

Sipas këtyre të dhënave, Lista Serbe është duke shënuar një numër rekord të votave për herë të parë që prej kur garon kjo parti.

Kjo parti ka fituar më shumë se 47.694 vota apo 6,20%, kështu duke fituar në këto komuna: Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpcë, Novobërdë, Graçanicë.

Kujtojmë se kjo parti udhëhiqet direkt nga Beogradi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, po ashtu kjo parti përkujdeset për tensionimin dhe kriminalitetin në veri të vendit.

Shtuar më 07/10/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori