Ka humbur jetën njëri prej dy
personave të cilët u gjetën të strehuar në një bunker në Has duke e çuar në tetë numrin e
personave të cilët kanë humbur jetën si shkak i temperaturave të ulta dhe motit me reshje që ka përfshirë Shqipërinë.
47-vjeçari Isa Qarri, baba i tre fëmijëve, ndëroi jetë në
spitalin e
Hasit. Dy personat të cilët ishin nisur drejtë antanave televizive të zonës janë gjetur pas
disa orësh në gjendje kritike për jetën brenda një bunkeri. Pasi u transportuan për në
spitalin e
Hasit njëri prej tyre humbi jetën.
Disa rrugë në malësine e Shkodrës, në Pukë, Tropoje, Has, Kukës, qarkun e Dibrës, por edhe në Librazhd, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Përmet e Skrapar janë bllokuar nga dëbora e cila shkon deri në tre metra trashësi. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2012,
ora 09:09