Aksident i trefishtë në Tiranë, “Opel” u pret rrugën dhe përplas dy makina

Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bulevardit.

Mësohet se një mjet tip “Opel”, i ka prerë rrugën dy makinave, dhe më pas i ka përplasur.

Për fat të mirë nuk ka të plagosur rëndë, ndërsa raportohet për dëme materiale në të tre mjetet.

Sakaq pritet njoftimi i policisë për sqarimin e rrethanave të plota./Albeu.com. 


Shtuar 5.09.2023 10:04