Reforma Zgjedhore, Soreca i bën thirrje palëve për bashkëpunim
Ditën e sotme, Këshilli Politik bëri në mbledhje që zgjati katër orë ku pati edhe mosdakordësi mes palëve.

Në lidhje me këtë takim të rëndësishëm, ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Me anë të një postimi të bërë në Tëitter, Luigi Soreca shkruan se është progresi në Reformën Zgjedhore është shumë i rëndësishëm.

Po ashtu Soreca shkruan se BE i fton të gjitha palët që të punojnë me synimin për të arritur një marrëveshje të përgjithshme brenda afatit të premtuar.

Kështu, shton ambasadori i BE, mund t’i mundësohet Shqipërisë bërja përpara në rrugën drejt pranimit në Union.

Postimi i plotë

“Është e rëndësishme bërja e progresit në Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Në mirëpresim sjelljen konstruktive të të gjitha krahëve dhe i ftojmë që të vazhdojnë të punojnë me synimin për të arritur një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj. Duke mundësuar kështu që Shqipëria të bëjë përpara në rrugën drejt pranimit në Bashkimin Evropian.” /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2020, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori