Reforma zgjedhore, sistem elektronik për numërimin e votave
Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhor, pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së premte vendosi që në zgjedhjet e ardhëshme votat të numërohen me anë të sistemit elektronik ndërsa mënyra se si do të veprohet do të përcaktohet në takimet e ardhëshme.

Gjatë kësaj mbledhje është vendosur gjithashtu që të ulet numri i qendrave të votimit dhe këto qendra të mos hapen në ambiente private.
Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar me konsensus një sërë amendamentesh, që lidhen me përfshirjen e grave në listat zgjedhore në masën 30%; financimin e partive politike në fushatat zgjedhore; ashpërsimin e sanksioneve për komisionerët që dëmtojnë procesin, si dhe ndryshimet e dispozitave për listat e zgjedhësve. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori