Reforma në Drejtësi/ Basha: "Tungjatjeta, mirupafshim kur të bien dakord"
Pasi kryetari i LSI, Ilir Meta, u shpreh se palët duhet të gjejnë konsensusin nëse PD ka vetëm një kusht, një kundërpërgjigje e shpejtë ka ardhur nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ai doli në një prononcim për mediat, për të përforcuar qëndrimin e tij. “Ne kemi vetëm një kërkesë, siç ka qenë zotimi im dhe zotimi i Edi Ramës në Uashington.

Është zbatimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati ta miratojmë që sot.

Nëse nuk bie dakord: tungjatjeta, mirupafshim kur të bien dakord”.

Deklarata e Bashës vjen pasi Meta tha se nuk do të votojë një reformë pa konsensusin e PD. Kryetari i LSI u shpreh i habitur që nuk ishte gjetur konsensusi, nëse çështja kishte mbetur vetëm tek kjo kërkesë e opozitës, mbështetur në rekomandimet e Venecias. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori