Reforma në Akademinë e Shkencave, Fuga: Po PD, si nuk thotë një fjalë?
Pëlqej
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave vërtet që kanë shqtësuar akademikun e shquar Artan Fuga Pasi ai ka bërë thirrje mediave të kenë kujdes dhe të vëzhgojnë ate qe ai e quan “katrahuren e 4 shtatorit”.

Por sot ai ka një reagim lidhur me qëndrimin që po mban opozita për këtë debat.


Nga Artan Fuga

Mirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratike si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjet pa platformë dhe pa kandidatë alternativë, lëre për të tjerat.

Mos pyet të flasi për kërkimin shkencor, gjendjen e arteve dhe të kulturës. Të pyesi sesa muze dhe qendra arkeologjike etj, u vizituan nga turistët e huaj këtë vit.Sa përqind e tyre veç detit dhe diellit që na i ka fal Zoti, paguan edhe për të konsumuar rrjetin tonë të kulturës kombëtare?

Ose nuk di dhe ka të drejtë që nuk flet!
Ose di, por nuk do të flasi. Përse nuk do?
Ose as nuk di dhe as nuk do!
Ose di, do, por nuk e quan si punë e saj të merret me gjëra të tjera sepse arësimi, shkenca, arti, mediat janë të tepërta për këtë popull!
Ose nuk flet sepse “fle”, është me pushime !
Ose ende vazhdon lexon raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit 1444 dhe nënvizon pikat më të rëndësishme të tij.
Ose është edhe heshtja pjesë e Paktit!

Mos pyet të flasi për debatin nëse u mbulua ose jo monumenti i Skënderbeut ose mozaiku i Muzeut Kombëtar gjatë Kurbanit të fundit dhe sesi e menaxhon Bashkia hapësirën urbane çka gati shkaktoi Natën e Shën Bartolemeut në mediat tona!!

Lëre të thotë një fjalë për Qendrën e Studimeve Albanologjike që krejt në shkelje të ligjit ndryshon statusin e vet gjatë verës me nismën e ministres teknike të arësimit dhe sipas qefit!
Habi e madhe, habi!

Asnjë fjalë për politikat ballkanike ose europiane me rastin e Mbledhjes të kryeministrave ballkanikë jashtë-europianë në Durrës!

Nëse nuk ka kritika, pa problem, por le të përkrahi politikat qeveritare sepse edhe kjo është opozitë! Opozitë konstruktive!

Qytetari nuk di më se çfarë mendon dhe çfarë pozicioni ka opozita për gjithçka ndodh në vend!

Unë përsëri e përsëris: A e di opozita që paguhet nga taksat tona si qytetarë, jemi apo nuk jemi simpatizantë të saj, për të qenë opozitë dhe opozitë nuk do të thotë thjesht të ngresh e ulësh kartonat në sallën e Kuvendit, që në atë minorancë ku ndodhet nuk ka pikë vlere pragmatike, dhe të vazhdosh jetën tënde të qetë pa ngarkesa stresuese? /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori