Referendumi në Greqi, Sarkozy dhe Merkel takojnë Papandreun
Ideja e drejtuesve të qeverisë së Greqisë për të shkuar në një referendum popullor për miratimiin e planit të nxjerrjes së vendit nga kriza po i sjell shumë probleme klasës poltike të këtij vendi.

Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu është vendosur nën presionin e vendeve të mëdha të BE-së gjatë një takimi të kryer me ta, ndërsa bisedimet rreth krizës pritet që të nisin në samitin e G20-s.

Dy vendet më të mëdha të BE-së nëpërmjet presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel, kanë thirrur në një takim kryeministrin grek ku i kanë paraqitur shqetësimin e tyre.

Gjatë takimit Sarkozy e ka cilësuar vendimin e njëanshëm të Greqisë për të mbajtur një referendum si një motiv “shqetësimi të thellë”. Së bashku me Zonjën Merkel, ai e përcaktoi veten të shokuar nga lajmi i papritur i mbajtjes së votës popullore.

Një javë më parë, u miratua që në këmbim të faljes së gjysmës së borxheve të Greqisë, të hynin në fuqi masa të mëdha shkurtimesh, për të rakorduar bilancet e vendit. Gjithashtu u ra dakord për formimimin e një fondi të madh për t’u përdorur në rastet e urgjencës.
Vendimi për të shkuar drejt referendumit ka lëkundur tregjet ndërkombëtare gjatë ditës së djeshme/albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori